Qarkullimi në tregtinë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit në muajin nëntor të këtij viti krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar u zvogëlua prej 6,2 për qind në shkallë nominale dhe reale me 9,9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Tek tregtia me pakicë e produkteve jo-ushqimore, përveç karburantit, u nënvizua rënie për 17,1 për qind në shkallë nominale dhe në shkallë reale për 17,3 për qind, në tregtinë me pakicë, përveç në tregtinë e karburantit, për 12,3 për qind në shkallë nominale dhe në shkallë reale për 14,1 për qind dhe shitjet me pakicë të karburanteve të automjeteve për 29,1 për qind në shkallë nominale, ndërsa në shkallë reale për 17,9 për qind.
