Renault njofton rikthimin treditor të prodhimit në Rusi

TË FUNDIT

Prodhuesi francez i veturave, Renault ka rifilluar prodhimin në fabrikën e tij në Moskë të hënën. Megjithatë, kthimi do të zgjasë vetëm tre ditë, ka konfirmuar zëdhënësja i grupit, Rie Yamane për CNN të martën.

“Renault Rusia ka konfirmuar rifillimin e prodhimit të hënën, por vetëm për tre ditë,” ka thënë Yamane. Ajo nuk pranoi të jepte më shumë detaje kur u pyet pse kompania po rifillon prodhimin e saj për tre ditë.

Më 28 shkurt, Renault ndaloi prodhimin pas pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia ishte një pjesë kyçe në perandorinë globale të Renault përpara se të shpërthente lufta. Me 482,264 vetura të shitura në vitin 2021, Rusia ishte tregu i dytë më i rëndësishëm për Renault, duke u renditur vetëm pas Francës, ku është edhe baza e këtij prodhuesi veturash për sa i përket vëllimit të shitjeve, sipas rezultateve të shitjeve të grupit në vitin 2021.

Çmimi i aksioneve të Renault ka rënë me më shumë se 26 për qind që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt, sipas të dhënave nga bursa e Parisit.