Nuk do të ketë karantinë të plotë për festat e një majit, vendosi Qeveria. Më 1, 2 dhe 3 maj ora policore do të filloj në orën 14 dhe do të zgjas deri në orën 5 të mëngjesit ditën e ardhshme. Edhe pse paraprakisht informoi se propozimi i Komisionit për sëmundje infektive është që të ketë karantinë të plotë për të premten, shtunën dhe dielën, megjithatë i pari që kundërshtoi ishte ministri për punë të brendshme Naqe Çulev, i cili tha se ai propozon që të mos ketë orë policore të ashpër. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se relaksimi i tillë është i mjaftueshëm për këto ditë, por në lidhje me atë se a mund të pritet shfuqizim i orës policore, ai tha se ende është herët për një gjë të tillë.
“Ndalesa për lëvizjen në territorin e gjithë vendit do të fillojë në orën 14 deri në orën 5 mëngjesin e ardhshëm. Dy grup mosha janë të ndara. Për personat mbi 67-vjet të premten, të shtunën dhe të dielën lejohet lëvizja prej 5 deri në 11, kurse personave deri në 18-vjet të premten, të shtunën dhe të dielën u lejohet lëvizja prej orës 12 deri në 14. Me këtë, qytetarët kanë kohë të mjaftueshme edhe për të shëtitur, edhe për t’i blerë produktet e nevojshme”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Filipçe informoi edhe për gjendjen e pacientëve. Së pari tha se janë regjistruar 36 pacientë të shëruar, por për fat të keq 6 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa ka 22 raste të reja. Linja e epidemisë është e drejtë dhe kemi numër linear të rasteve tha Filipçe, ndërsa shtoi se sot duhej të fillonte mjekimi me plazma gjaku.
“Duhej sot të ishte pacienti i parë prej të cilit do të merret plazma dhe pas një metode adekuate, e njëjta të përpunohet, në suaza të aktiviteteve të Institutit të Tranfsuziologjisë, i cili u përkushtua gjatë periudhës së kaluar në drejtim të përgatitjes së protokolleve për marrje të të gjitha lejeve formalo-juridike, si dhe nga ana e Agjencisë për Barna”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Valë të re e të infektuarve me korona virus Filipçe pret në vjeshtë dhe sipas tij kjo do të jetë më komplekse sesa tani për shkak të paraqitjes së gripit sezonal. Megjithatë, sistemi është vendosur mirë dhe do të mundemi të reagojmë në mënyrë efikase, tha ai.
