Rekord i të infektuarve të rinj në SHBA, mbi 184.000 persona

TË FUNDIT

Në SHBA në 24 orët e fundit janë regjistruar 184.514 raste rekord të rinj të koronavirusit, ndërsa jetën e kanë humbur 1.431 pacientë, tregojnë të dhënat e Universitetit “Xhon Hopkins”.

Numri i personave të rinj të infektuar në një ditë nga fillimi i pandemisë dhe katër ditë me radhë shënon vlera rekorde.

Nga fillimi i pandemisë në SHBA janë infektuar të paktën 10,73 milionë njerëz, ndërsa jetën e kanë humbur më shumë se 244.000 persona.