Në Republikën Çeke, janë konfirmua 11.984 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, që është përsëri bilanci më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë.
Për një ditë kanë vdekur 106 persona, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Qeveria çeke do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në mëngjes për situatën epidemiologjike në vend.
Ministri i Shëndetësisë, Roman Primula ka paralajmëruar masa më të ashpra për të parandaluar përhapjen e virusit./MIA
