Rekord absolut i temperaturave në Spanjë, dje janë matur 47.4 gradë Celsius

TË FUNDIT

Vala e të nxehtit që e ka goditur Spanjën dje, rezultoi me rekord të ri në këtë vend, me 47.4 gradë Celsius të matura në qytetin Montor në provincën jugore Kordoba, kumtoi sot Agjencia meteorologjike shtetërore (AEMET).

“Kjo është temperatura më e lartë ndonjëherë e regjistruar në Spanjë”, deklaroi zëdhënësi i AEMET, Ruben del Kampo, duke theksuar se ato janë të dhëna të përkohshme që duhet të konfirmohen gjatë ditëve të ardhshme.

Temperatuara, që u regjistrua të shtunën në ora 17 sipas kohës lokale, është më e lartë se rekordi paraprak në vendin e njëjtë më 13 korrik të viti 2013 – 46.9 gradë Celsius.

Vala e nxehtë që e ka përfshirë Spanjën vazhdon edhe këtë javë me temperatura në disa provinca mbi 45 gradë Celsius.