REKA NGA KUMANOVA, “DERI NË 2017 NGA MAQEDONIA KANË IKUR 250 MIJË QYTETARË”

TË FUNDIT

Karvani i kandidatit për president Blerim Reka, mbrëmë ka vazhduar takimet me qytetarët e Kumanovës. Ai tha se pas tubimit në Strugë, që është porta e parë e korridorit 8 pan-evropian, Kumanova është porta e parë e kooridorit pan- evropian 10.  Ai më tej shtoi se politikanët e deritanishme nuk i kanë kushtuar rëndësi këtij emigrimi modernë, politikat e deritanishme janë lavdëruar se po e ulin papunësinë.

“Ku janë kumanovarët, a kanë ikur gjithë. Po po…Kjo është trishtueshëm se ku ra Kumanova. Me fjalë të tjera, deri në vitin 2017 nga Maqedonia u shpërngulën 250 mijë qytetar. Parashikimet e Bankës botërore dhe të OKB-së thonë se vendi do të zbrazët edhe 23 %”, deklaroi Kandidati për President, Blerim Reka.