Ditën e Fitër Bajramit, ish-kreu i BFI-së Sulejman Rrexhepi e pati shpallur të vdekur virusin korona.
Për këtë sot u pyet pasardhësi i Rexhepit, ushtruesi i detyrës së Reisit, Shaqir Fetahu.
Ky i fundit është më i butë në qëndrimet e tij, ndërsa tha se duhet të dëgjohen organet kometente shëndetësore, të cilat vërtetojnë se virusi korona ekziston dhe kjo punë s’duhet të merret me shaka.
“Kjo sëmundje është e vërtetë sepse të gjitha organet kompetente në gjithë botën kanë vërtetuar se kjo sëmundje ekziston dhe është shumë e rrezikshme. Nuk ka shaka me këtë punë. Ne jemi institucion fetar dhe nuk jemi kompetent për të folur nëse sëmundja është e vërtetë ose jo. Ne shkojmë përmes kompetentëve. Institucionet që janë përgjegjëse dhe profesioniste kanë vëretetuar se ekziston. Sidomos në Maqedoni këto kohëve të fundit, në disa qytete, ka nisur të përhapet me shpejtësi me të madhe. Unë apeloj në emër të të gjitha Myftinive që të jemi më serioz dhe t’u përmbahemi të gjitha masave që i kanë dhënë organet kompetente dhe të kontibuojmë që sa më shpejt të dalim nga kjo gjendje me koronavirusin” tha Shaqir Fetahu.
Ai madje rikujtoi se BFI në fillim të pandemisë thoshte se nuk duhet pasur frikë por ndërgjegje të madhe po, që të luftohet me të gjitha forcat për tejkalimin e pandemisë./TV21
