Formimi i grupit të punës në afat më të shkurtër kohor do të ofrojë zgjidhje operative për mundësinë e pagesës së regresit për pushim vjetor K-15, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe të njëjtët do të prezantohen në takimin e sindikatave, më së voni deri më 20 janar të vitit 2022 – kjo është dakorduar në takimin e përfaqësuesve të LSM, ministrit Jeton Shaqiri dhe Këshilltarit të kryeministrit për punë dhe politikë sociale, Millan Zhivkoviq, nga protesta e së dielës. Lidhja e sindikatës kërkon regres minimal prej 30% nga paga mesatare dhe maksimum 100% në varësi të mundësive të institucioneve.
“Ne si LSM kërkojmë të gjithë punëtorët të fitojnë të drejtën për regres, për shkak se në këtë mënyrë do të përmirësohet gabimi me punëtorët, i ndajmë në të tillë dhe të atillë, ndërsa nuk guxojmë ta bëjmë këtë për shkak se në përputhje me Kushtetutën të gjithë të drejtat e punëtorëve vlejnë për të gjithë punëtorët në Maqedoni”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM.
Punëtorët shëndetësor, ata të arsimit, policia, armata, një pjesë e të punësuarve në qendrat për punë sociale janë një pjesë e punëtorëve që nuk kanë marrë K-15, ndërsa sipas Kryetarit të LSM ata janë themelet e shoqërisë sonë.
“Grupi i punës do të përbëhet nga gjithë institucionet relevante (MSHIA, MF, MPPS, ZV.Kryeministri për çështje evropiane, Kabineti i Kryeministrit të RMV) me llogaritje të saktë për atë se cilët punëtorë në sektorin publik tashmë kanë të drejtë për regres të pushimit vjetor dhe marrin K-15, e cilët punëtorë jo”, thonë nga Qeveria.
Më 20 janar do të kenë edhe një takim ku do të prezantohen analizat dhe do të fitojnë përgjigje nga Qeveria. Por, çfarë nëse nuk pranohet kërkesa e tyre?
“Nëse nuk pranohen, e dini, shkojmë më tej, kemi borde të grevës, nuk heqim dorë nga kërkesat tona, si dhe e diela të jetë ditë jo pune dhe rritje e pagës minimale si dhe gjithë pagave tjera, për çka gjithashtu morëm garanci të fortë nga deputetët se që këtë javë do të votohet dhe do të vlejë nga 1 janari”, pohoi Darko Dimovski, kryetar i LSM.
Qeveria dhe sindikatat pajtohen se nuk është shumë i madh numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik që nuk kanë të drejtë për K-15, për shkak se me marrëveshjet kolektive në nivel të punëdhënësve dhe në nivel të degës, pjesa më e madhe e tyre tashmë e kanë fituar këtë të drejtë.
