Që nga mëngjesi regjistruesit po bëheshin gati për të marrë informacionet e fundit për procedurat dhe protokollet e regjistrimit. Pritej që pas dy ditëve të filloj regjistrimi e të gjitha përgatitjet ishin në përfundim e sipër. Por pas disa orëve regjistruesit morën lajmin se regjistrimi po anulohet. Regjistruesit shpresojnë se nuk do të bien në ujë të gjitha përgatitjet që i kanë bërë. 5 mijë e 50 persona janë lajmëruar si regjistrues dhe do të kenë për detyrë t’i regjistrojnë të gjitha amvisëritë në vend. TV21 vizitoi rajonin e Haraçinës. Kjo komunë ka 27 rrethe regjistruese, për secilin rreth ka hartë të veçantë e cila do tu ndihmojë për të shkuar në çdo rrugicë e shtëpi.
“Në komunën tonë ka katër vendbanime, Haraçina ka 17 rrethe regjistruese, në Mojancë ka 6 Grushinë dhe Orllancë nga dy rrethe regjistruese”, thotë Elamz Iseini kryetar i komisionit regjistrues Haraçinë.
Elamz Iseini kryetar i komisionit regjistrues Haraçinë thotë se numri i regjistruesve në këtë komunë është i vogël në krahasim me dendësinë e popullsisë në këtë rajon.
“Sipas madhësisë së komunës pak është numri i regjistruesve. Por prap se prap shpresojmë se procesi do të rrjedh mirë”, tha Iseini.
Me që do të shkojnë derë më derë, regjistruesit do të kenë prioritet për vaksinim. Kështu tha sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
“Kemi bërë një plan që regjistruesit të kenë prioritet. Enti për statistikë do të na dërgon listën e regjistruesve të cilët dëshirojnë të vaksinohen. Gjithsej janë 5 mijë e 50 persona të cilët janë lajmëruar si regjistrues dhe këtë listë e presim deri në fund të ditës”, tha Filipçe.
Tani për tani vazhdon regjistrimi i diasporës. Deri më sot janë regjistruar 171.620 mërgimtarë njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
