Rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 te shpendët vendase këtë vit është regjistruar në një fermë të vogël në komunën Slovenska Bistrica në Slloveni, kumtoi sot Drejtoria sllovene për siguri ushqimore.
Autoritetet sllovene po u bëjnë thirrje fermerëve të shpendëve që të marrin masa të rrepta parandaluese.
“Raporti i fermës tregoi një rritje të vdekshmërisë së shpendëve”, thanë autoritetet, duke përsëritur rëndësinë e zbulimit të hershëm për fermerët,” njoftoi agjencia e lajmeve STA.
Në fillim të dhjetorit gripi i shpendëve filloi të përhapet në Evropë, ndërsa deri më tani nëntipet e identifikuara të infektimit nuk paraqesin një rrezik të konsiderueshëm infeksioni për njerëzit, thanë zyrtarët.
Sëmundja transmetohet përmes kontaktit midis kafshëve nga jashtëqitjet e tyre, produktet e paziera të kontaminuara (vezë, mish), ushqim i kontaminuar, ujë.
