Regjistrohet një viktimë nga Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.896 testime të realizuara, 17 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 6 persona të shëruar nga korona virusi, ndërkaq një viktimë.

Viktima është një 70-vjeçar nga Shkupi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.981 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.251 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.489 pacientë. Raste aktive në vend janë 241./TV21