Regjistrohen një seri tërmetesh në Itali

TË FUNDIT

Disa tërmete, prej të cilave më i forti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, kanë ndodhur gjatë natës në rajonin e madh vullkanik të Fushave Flegraean, afër Napolit, publikoi Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

 Sipas sizmologëve, tërmeti më i fortë është regjistruar në orën 3:35 dhe është ndjerë në disa pjesë të Napolit dhe fshatrave përreth, raporton ANSA.

 Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 3 kilometra.

 Tani për tani nuk ka informacione për dëme material apo viktima.