Regjistrohen mbi 100 lëkundje të njëpasnjëshme pas tërmetit të fuqishëm në ishullin grek

TË FUNDIT

Pas tërmetit të fuqishëm prej 4,9 ballëve në Evia të mërkurën, deri mbrëmë në ishullin grek janë regjistruar mbi 100 lëkundje të njëpasnjëshme, sipas raportit të komisionit special shkencor për vlerësim të rrezikut sizmologjik dhe ulje të rrezikut sizmologjik, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Komisioni kompetent dje mbajti mbledhjen e dytë të thirrur me kërkesë të ministrit për krizë klimatike dhe mbrojtje civile të Greqisë, Hristos Stilianidis, që të shqyrtohen të dhënat e reja për aktivitetin sizmologjik në ishullin grek.

Sipas konkluzioneve të Komisionit, pas tërmetit të pardjeshëm me fuqi prej 4,9 ballë sipas Rihterit, aktiviteti sizmologjik në Evinë qendrore “përfshin edhe më shumë se 100 tërmete me fuqi maksimale prej 3,5 ballë” dhe nuk e përjashtojnë mundësinë për tërmet të fuqishëm të njëpasnjëshëm.

Tërmeti ishte regjistruar të mërkurën, pak para orës 14:30 sipas kohës lokale, në pjesën qendrore të Evisë, ndërsa përveç se në ishull, ishte ndjerë edhe në rajonin Atika, rajonin më të gjerë të Athinës