Regjistrohen 7 raste të reja me Covid-19, shërohen 47 pacientë

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet Publik, gjatë 24 orëve, janë shëruar gjithsej 47 pacientë.

Ndërsa gjithsej nga 113 teste të realizuara, 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve ku janë paraqitur rastet janë në Shkup 1, në Tetovë 4 , Prilep 1 dhe Kratovë 1.

Gjithashtu në Kliniknë për sëmundje infektive, brenda 24 orëve të fundit, ka ndërruar jetë një pacient 65 vjeçar nga Shkupi, i cili ka qenë i hospitalizuar në klinikë që nga 27 prilli.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 992, numri i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 shkon në 85, ndërsa numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.518.