Regjistrohen 677 raste të reja me koronavirus

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.317 teste të kryera janë regjistruar 677 raste të reja me virusin korona. 279 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 517 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 13 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 206.910 raste, prej të cilëve 191.649 janë shëruar, kurse 7.255 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.006 raste aktive me Covid-19.