Është arritur një marrëveshje verbale për transferimin e sulmuesit të Milanit, Rafael Leao, te Galatasaray, ka bërë të ditur gazetari italian Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, marrëveshja për 27-vjeçarin portugez kap vlerën e 45 milionë eurove, plus bonuse. Palët pritet të vazhdojnë sot negociatat për detajet.
Tani mbetet vendimi i Leaos nëse do ta pranojë ofertën e klubit turk apo do ta shqyrtojë kërkesën e Aston Villës. Klubi anglez synon ta transferojë lojtarin në formë huazimi me detyrim blerjeje.
Leao është pjesë e Milanit që nga vera e vitit 2019. Në 291 ndeshje, ai ka shënuar 80 gola dhe ka dhënë 65 asistime. Në sezonin 2025/26, sulmuesi ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë tri asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.
Kontrata aktuale e Leaos me Milanin skadon në vitin 2028. “Transfermarkt” e vlerëson vlerën e tij në treg në 50 milionë euro.
