Regjistrohen 6 viktima nga Covid 19, 54 raste të reja, numri i të infektuarve shkon në 908

TË FUNDIT

6 viktima dhe 54 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit në vend si pasojë e Covid-19. Katër nga viktimat kanë humbur jetën në Klinikën për sëmundje infektive, ndërsa dy të tjerët në spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Kumanovë 25 , ndërsa në Kërçovë është regjistruar i infektuari i parë.

“Sot për fat të keq kemi 6 viktima, 4 në Klinikën infektive , mbi moshën 60 vjece , dy nga Llabunishta, një nga Prilepi dhe një nga Kumanova dhe dy të tjerë  në spitalin “8 Shtatori”, njëri nga Velesi  dhe pacient nga Kumanova në moshën 59 vjeçe. Ndërsa sa I përket rasteve të reja janë regjistruar 54 me Covid 19”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm  i të infektuarve në vend shkon në 908,  44 të vdekur dhe 86 persona të shëruar nga virusi Korona. Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në qytetin e Dibrës. Filipçe njoftoi edhe për gjendjen e pacientëve të shtrirë nëpër spitale.

“Në Klinikën Infektive ndodhen të shtruar 57 paciente, ku 7 prej tyre janë ventilim mekanik dhe 14 të tjerë në makinat e oksigjenit. Në Spitalin “8 shatori” janë të shtruar 27 pacientë, 6 janë në makina respiratorë. Në Spitalin e Manastirit janë të shtruar 5 pacientë dhe janë në gjendje të mire, ndërsa tek tre pacientë do të bëhen testet e dyta. Ndërsa në Spitalin e Shtipit janë të shtruar 8 pacientë, shumica janë në gjendje stabile vetëm njëri është në gjendje të rendë”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe njoftoi se në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka përfunduar procedura për furnizim me aparate të tjera  respiratore të cilat pritet që të mbërrijnë së shpejti.