Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 50 pacientë të shëruar, edhe atë, 16 nga Shkupi, 10 nga Kumanova, 6 nga Prilepi, 15 nga Tetova, 1 nga Velesi, Kriva Pallanka dhe Vallandova.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 2 pacientë. Në spitalin “8 shtatori” në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë një pacient nga Shkupi, i cili ishte pranuar në spital me 7 maj. Në të njëjtin spital jetë ka ndërruar edhe një 77 vjeçar nga Tetova i cili është shtruar në spital me 14 maj.
Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve janë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 533 teste të realizuara. Sipas qyteteve ku janë regjistruar rastet e reja janë: 8 në Shkup, 4 në Veles, 3 në Tetovë, nga 2 në Shtip dhe Prilep dhe nga 1 në Strugë, Sveti Nikollë dhe Gostivar.
Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra 203 janë nga skriningu nëpër çerdhe në Veles dhe Shkup dhe të gjitha testet kanë rezultuar negativ.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19 shkon në 1839, numri i të shëruarve ka arritur në 1351 janë shëruar, 106 kanë humbur betejën me virusin. Për momentin në vendin tonë ka 382 raste aktive me Covid-19./TV21
