Regjistrohen 485 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 485 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë rekomandimet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19.