Regjistrohen 415 shkelje për mos mbajtjen e maskës!

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të kaluara (07/08.07.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 415 shkelje për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19.