Regjistrohen 3 viktima dhe 20 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë informon se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 24 pacientë të shëruar, edhe atë 12 nga Shkupi, 7 nga Prilepi, 3 nga Tetova ,1 nga Kavadari dhe 1 nga Pehçeva.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 20 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 309 teste të realizuara. Sipas qyteteve ku janë regjistruar rastet e reja janë:  Shkup 10, Tetovë 4, Prilep 5 dhe Veles 1.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu informon se sot kanë humbur jetën tre pacientë me Covid-19.Bëhet fjalë për pacientë nga Prilepi, Tetova dhe Velesi. Në Klinikën për sëmundje infektive ka humbur jetën pacientja 59 vjeçe e cila ka qenë e hospitalizuar që nga 7 maji. Në Spitalin e Përgjithshëm në Veles ka ndërruar jetë një 76 vjeçar nga Velesi i cili ishte pranuar në spital me 6 maj. Një grua e moshës 68 vjeçe nga Tetova ka ndërruar jetë rrugës drejt Klinikës Infektive në Shkup.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19 shkon në 1694, ndërsa 1 229 janë shëruar,  95 kanë humbur betejën me virusin. Për momentin në vendin tonë ka 370 raste aktive me Covid-19.Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej 19 739 testeime për Covid-19.