Regjistrohen 2 mijë 243 raste rekord me koronavirus në Bullgari

TË FUNDIT

Në Bullgari në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2.243 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, nga 7.659 testimet, që është bilan më i madh ditor nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 42 persona. Numri më i madh i të infektuarve janë në Sofje – 913. Mes të infektuarve me Kovid-19 në vend ndodhen edhe 1.948 mjekë.

Nga fillimi i epidemisë në Bullgari janë infektuar gjithsej 40.132 persona, ndërsa janë regjistruar 1.136 raste të vdekjeve.