Regjistri Qendrorë në Gostivar jashtë funksionit / Qytetarët detyrohen të udhëtojnë në Tetovë për të marrë shërbimet

TË FUNDIT

Këto janë hapësirat e Regjistrit Qendrorë në qytetin e Gostivarit. Nga pamjet mund të shihet se ky institucion është jashtë funksionit, madje objekti nuk ka as rrymë elektrike.

“Gjendemi para Regjistrit Qendrorë në qytetin e Gostivarit. Nga pamjet mund të shihet se nuk është në funksion. Se ku do i marrin shërbimet qytetarët e Gostivarit ju drejtuam Regjistrit Qendror në qytetin e Shkupit”, raporton gazetari i TV21 Senat Zylbehari.

Dërguam pyetje në Regjistrin Qendrorë të Shkupit, por nga atje nuk kemi marr asnjë përgjigje.
Nëse provoni të lajmëroheni në numrin e telefonit të Regjistrit Qendror në Gostivar, aty del se të gjithë operatorët janë të zënë.

“Të gjithë operatorët për momentin janë të zënë ju lutem të prisni, të gjithë operatorët për momentin janë të zënë ju lutem të prisni.”

Televizioni 21 mëson se ky institucion në këtë qytet më shumë se dy muaj ka qenë edhe pa rrymë elektrike, ndërsa qytetarët për të marr shërbimet regjistrit qendrorë udhëtojnë deri në Tetovë.