Reforma në shëndetësi / Taravari kërkon konsensus, LSDM do të mendohet për përkrahje

TË FUNDIT

Në gjysmën e dytë të 2025 duhet të fillojë reforma e paralajmëruar në shëndetësi me çka do të vendoset decentralizim dhe rajonizim i shërbimeve shëndetësore. Kjo do të thotë se për çdo ndërhyrje kirurgjike pacientët nuk do të duhet të udhëtojnë në Shkup, por edhe të mos ketë 123 institucione publike shëndetësore, por numri i tyre të ulet dhe shërbimet shëndetësore të jenë të qasshme për të gjithë qytetarët në shtet. Këtë e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili për reformat pret konsensus të gjerë politik.

Nga LSDM thonë se ata i kanë filluar dhe zbatuar reformat, si rritja e pagave, përmirësimi i shërbimeve dhe kushteve për qytetarët, projektet infrastrukturore për të cilat kanë kërkuar përkrahjen e opozitës së atëhershme, andaj pushteti duhet të vazhdojë me reformat e socialdemokratëve.

Përndryshe tema Shëndetësi në programin e qeverisë përmendet 6 herë përveç digjitalizimit, vendin qendror e ka rajonizimi.

Në programin e LSDM për zgjedhjet në 2024 kjo çështje përmendet 36 herë. Nga partia opozitare thonë se gjendja në shëndetësi për 6 muaj u përkeqësua në mënyrë alarmante, 20 foshnja kanë ndërruar jetë, u përkeqësuan shërbimet për qytetarët, ndërsa paralajmërohet shtrenjtimi i ilaçeve. Andaj LSDM do të presë që të shohin ofertën e pushtetit për tejkalimin e gjendjes.