Depolitizimi i administratës që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe shembull për llogaridhënie dhe transparencë – paralajmërohet në reformat në administratë. Kryeministri Hristijan Mickoski duke folur në konferencën vjetore rajonale për administratën e theksoi si problem më të madh partizimin dhe burokracinë. Si hapa të patjetërsueshëm i përmendi:
“Qëllimet tona për reforma përfshijnë nën 1: Digjitalizimin e shërbimeve, sigurimin e sa më shumë shërbimeve të jenë të qasshme online. Do të angazhohemi për depolitizim të administratës ku gjëra kryesore do të jenë profesionalizmi dhe përkushtimi”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Për këtë reaguan nga LSDM prej ku thonë se premtimet e Mickoskit për depolitizim dhe administratë profesionaliste janë fjalë boshe.
“Sot administrata është shndërruar në shoqëri aksionare për punësimin e kuadrove partiake. Në vend të kuadrove kompetente dhe profesionale, për gjashtë muaj Mickoski i ka degraduar profesionalistët dhe vendosi persona pa dije dhe kompetenca, ndërsa nga kualifikimet posedojnë vetëm librezë partiake të VMRO-DPMNE-së”, thonë nga LSDM.
Ministri për administratë publike Goran Minçev, theksoi se në reformat do të angazhohen për rritjen e efikasitetit. Administrata publike është lëvizëse e zhvillimit të shtetit tonë dhe procesit të integrimit në BE, theksoi ai.
“Angazhimet tona për profesionalizim, digjitalizim dhe rritje të efikasitetit të administratës publike nuk janë vetëm fjalë të shkruara në letër, ata janë hapa konkret që do të ndërmarrim në interes të qytetarëve tanë”, pohoi Goran Minçev, ministër për Administratë Publike.
Përndryshe, Ligjet për reforma në Administratën publike do të gjendet në procedurë parlamentare në fillim të vitit të ardhshëm, në të cilat ende po punon grupi i punës.
