Reflekton Sadulla Duraku, me ministra kërkon zgjidhje për problemet në Shipkovicë!

TË FUNDIT

Një javë më parë emisioi ClickPlus Oda qëndroi në Shipkovicë të Tetovës për të dëgjuar hallet e banorëve të Shipkovicës.
Mes halleve të shumta që kishin shipkovicasit kërkonin që të rregullohet muri i përrojit pasi që sipas banorëve nuk kanë më njerëz për të humbur nëse edhe një herë goditen nga vërshimet.
E këtë hall që kanë e biseduan më zëvendëskryeministrin Sadulla Duraku i cili gjatë emisionit u inkuadrua nëpërmjet telefonit ku premtoi se me një delegacion qeveritar do ta vizitojë Shipkovicën për t’i dëgjuar hallet e tyre.
Duraku sot me një delegacion qeveritar por pa kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e ka vizituar fshatin Shipkovicë.