Reduktohen radhët në RTVM për dokumente/Toshkovski: 300 mijë persona duan të caktojnë termin përmjet web-faqes

TË FUNDIT

Nuk po shihen më radhë të gjata të qytetarëve të cilët presin të fotografohen dhe t’i marrin dokumentet e tyre personale në objektin e RTVM-së.

Një qytetarë me të cilin biseduam, na tregoi se për letërnjoftim ka aplikuar nëpërmjet ueb faqes online, dhe për 2 javë e kanë kontaktuar që të fotografohet.

-Nuk po pres shumë unë, menjëherë më kanë lajmëruar.

Si aplikove nëpërmjet web faqes?

-Po.

Sa kohë afërsisht?

-Ka 2-3 javë.

-E kam pas të caktuar për të 9-tin, mendoj në shtator, por është paracaktuar për herë të 2 për sot.

Sa kohë po pret?

-2 muaj, 3.

Për pasaportë?

-Po.

-Ka 4, 5 ditë.

Si me ueb faqen online?

-Jo erdhëm këtu, ne për momentin jetojmë në Gjermani, dhe më thanë për 4 ditë.

Me procedurë të shpejtë?

-Po.

-Por a do të bëhet për 4 ditë nuk e di.

Për çfarë?

-Për t’i marrë pasaportat.

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, thekson se listat e termineve janë duke u pastruar vazhdimisht, pasi që ata të cilët kanë kryer punë para kohe dhe kanë pasur termin, automatikisht termini do të kalojë te qytetarët e tjerë.

“Numri i terminëve, personat që duhet të kenë qasje në periudhën e ardhshme me termine dhe ata që duan të caktojnë nëpërmjet web-faqes janë 300,000, diçka më pak se 300 mijë. Kur bëhet fjalë për 300 mijë njerëz, më falni 300 mijë termine, mundet që një person të caktojë më shumë termine për dokumentet personale, për lejen e vozitjes, dokument udhëtimi, është pak e vështirë të përballesh në mënyrën më të drejtë. Ne japim kontributin maksimal nga ana jonë dhe e shohim që është e drejtë”, tha Pançe Toshkovski, ministër teknik i punëve të brendshme.

Toshkovski njoftoi se në Kumanovë po testohet pilot projekti “Merr numër” për nxjerrjen e dokumenteve personale, me qëllim që kjo mënyrë të reduktojë radhët e gjata. Në këtë formë, qytetarët marrin një letër me numër rendor, pas çka i drejtohen sportelit, duke shmangur kështu turmat.