Real Madridi pritet të vazhdojë kontratën me Toni Kros

TË FUNDIT

Gjermani Toni Krosi mund ta vazhdojë marrëveshjen me Real Madrid.

Klubi madrilen ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje të re me mesfushorin 34-vjeçar për një sezon, raportoi gazetari Francisko Hoze Delgado. “Mbretërit” nuk kanë ndërmend të nënshkruajnë me mesfushorë të rinj.

Gjermani tashmë disa sezone paralajmëron pensijomin, por Ançelotti e bind se është i rëndësishëm për ekipin.

Krosi luan për Real Madridin që nga viti 2014 dhe marrëveshja e tij është deri në fund të sezonit aktual.

Në pjesën aktuale të sezonit, Krosi ka shënuar një gol dhe është krijues i shtatë asistimeve.