Real Madrid është shpallur kampion i La Ligas për herë të 34-të në historinë e vet.
Reali mposhti Vilarealin me rezultatin 2:1, fitore që ia garantoi titullin një lojë pa përfunduar kampionati.
Benzema në këtë ndeshje realizoi dy gola, ndërsa për Vilarealin shënoi Iborra.
