Reagon VMRO DPMNE-ja: Zaev nuk ka kredibilitet të flet për drejtësi

TË FUNDIT

 

Reagoi menjëherë VMRO DPMNE përmes Igor Janueshev. Ai tha se Zaev nuk ka kredibilitet të flet për drejtësi. Sipas tij nevojiten refroma urgjente, por me Zaevin janë të pa mundura. VMRO DPMNE, shtoi ai, është për prokurori të pavarur e cila do të punojë në përputhje me ligjin. Kërkoi zgjërim urgjent të hetimit për rastin Reket.

“Këmbëngulja e Zaevit rreth propozim-zgjidhjeve për Prokurori Publike ka tre synime. Synimi i parë është ta pengojë drejtësinë në plan afatgjatë duke e mbrojtur mafinë dhe krimin, me çka për veten dhe bashkëpunëtorët e tij do të sigurojë pandëshkueshmëri. Planifikon që këtë ta arrijë përmes krijimit të zgjidhjeve antikushtetuese dhe jofunksionale. Pastaj, ta mbrojë Katica Janevën dhe bashkëpunëtorët e saj, edhe përkundër dyshimeve për krim të rëndë, keqpërdorime dhe kredibilitet të cenuar. Kjo, vetëm për shkak të informacioneve që i posedon Katica Janeva kundër tij dhe të cilat mund ta çojnë prapa grilave. Gjithashtu, për të vazhduar përpara, ushtron trysni shtesë ndaj opozitës në plan afatgjatë, me qëllim që të fitojë kohë dhe të vazhdojë me vjedhjen e pamëshirshme të Republikës së Maqedonisë”, tha Janushev.