Reagon NATO për situatën në veri të Kosovës: Të deeskalojë situata

TË FUNDIT

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka biseduar për situatën në Veri me Kryeministrin, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Stoltenberg Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen dialogut.

”Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për nevojën e deeskalimit të situatës në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar  Stoltenberg në Twitter./21Media