Reagimet e partive për listën e zezë, Mexhiti: DASH e dha përgjigjen më të mirë për Grubin

TË FUNDIT

Izet Mexhiti për azhurnimin e listës së zezë amerikane tha se Grubi ia prishi partinë Ali Ahmetit dhe si pasojë e çoi edhe në opozitë. Mexhiti shtoi se për Grubin, Departamentit Amerikan të Shtetit e jep përgjigjen më të mirë.

“Mendoj se kualifikimi i Departamentit Amerikan të Shtetit e jep përgjigjen më të mirë se ai ka qenë klysh i Sasho i Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit. Pse e ka leju, dikujt i ka konvenuar! Nuk e ka bërë pa dijen dhe pa vetëdijen e Ali Ahmetit”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Kryeministri Mickoski tha se kjo listë do të vazhdoj të zgjerohet akoma. Kreu i VMRO DPMNE-së theksoi se DASH vetëm se ka konfirmuar dyshimet e tyre që kishin për disa persona me funksione shtetërore.

Hristija Mickosi, VMRO DPMNE (youtube/vlada/8.30-8.57)
“Ne, në të kaluarën shumë herë kemi folur për këtë që e konfirmoi partneri ynë stratergjik dhe bashkësia ndërkombëtare e thekson. Mund të them se në periudhën që pason do të ketë shumë vërtetime nga e gjithë ajo që kemi pasur dyshime, do të del në publik dhe opinioni do të njoftohet”, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Nga LSDM thonë se janë në një linjë me DASH në mbështetjen e luftës kundër korrupsionit në vend.

“Të gjitha dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorimin e mjeteve publike duhet të hetohen nga organet kompetente në RMV Inkurajojmë të gjithë sistemin e drejtësisë të punoj me përkushtim dhe pamëdyshje. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që ti lënë të lira organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre”, shtoi Jovanka Trençevska nga LSDM.

Nga BDI thonë se e përkrahin çdo vendim të stejt departmentit. Nënkryetari i kësaj partie Arbër Ademi i pyetur sot në “DailyClick” nëse do ta përjashtojnë Grubin nga Partia, ai tha se është herët dhe akoma nuk kanë pasur mundësi të diskutojnë në organet partiake për një vendim të tillë.

“Rrespektojmë vendimet e DASH, partneriteti me SHBA është i pashkëputshëm poër ne si komb por edhe si organizatë politike që kemi bashkërenduar të gjitha veprimet me partnerin tonë strategjik, SHBA-të.
Po të jetë edhe Arbër Ademi, po të jetë edhe çdo kush tjetër, këtu bëhet fjalë për individ dhe individët në vetvete nuk mund të bëjnë problem, por ne do të duhet ti diskutojmë politikat se cilat janë politikat e BDI”, u shpreh Arbër Ademi nga BDI.

Reagime pati edhe nga partitë më të vogla parlamentare në vend. Të gjithë janë sy e veshë nga hapi i radhës së DASH, por deri më tani, vetëm pak nga lista e zezë amerikanë janë ndëshkuar në sistemin tonë të drejtësisë.