Nuk kanë të ndalur reagimet pas publikimit të dokumentarit i cili shpalosi informacione për arsyet e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona. Ish-ministri i shëndetësisë Bekim Sali thotë se fatkeqësia ka ndodhur për shkak të shumë keqpërdorimeve por edhe favorizimit të kompanisë “Brako”. Kur ishte ministër tha se ka kërkuar revizion të gjithë projektit, pas çka e ka ndërprerë marrëveshjen me kompaninë e Koço Angjushevit. Por pohon se ministri aktual Fatmir Mexhiti, megjithatë ka vazhduar t’i paguaj para kompanisë “Brako”. Cili është obligimi që ky pushtet e ka ndaj Angjushevit dhe andaj po shkel mbi viktimat e zjarrit, pyet Sali.
Akuzat e tilla i hodhi poshtë Mexhiti përmes kumtesës që e publikoi Ministria e Shëndetësisë dje pas reagimeve të shumta në opinion.
“Ministria ka përgatitur informacion deri te Qeveria ku pritet përgjigje prej disa institucioneve nëse ministria duhet të paguaj për tre ambulantat nga 10 e bëra me çka është shmangur pagesa e shkallës së mbledhur të interesit dhe dëmshpërblimit. Ky proces nuk është kryer dhe ministria me vetëiniciativë nuk ka paguar asnjë denarë për spitalet modulare”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Për rastin me spitalin modular u prononcua edhe ministri i drejtësisë Krenar Lloga.
“Përgjegjësi patjetetër të ketë dhe do të ketë”, shkroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë.
Për VMRO-DPMNE-në është e habitshme heshtja e Prokurorisë publike për lëshimet në rastin me spitalin modularë në Tetovë.
“Është e turpshme që përgjegjësia për vdekjen e 14 personave u vendos në dy-tre persona periferik të sistemit pa vërtetim të saktë të përgjegjësisë së vërtetë. Deri kur prokuroria publike do të dridhet para oligarkisë dhe personave të pushtetit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Dje Prokuroria publike i hodhi poshtë informacionet në dokumentarin e IRL-së për spitalin modular dhe thonë se bëhet fjalë për diskreditim dukshëm të pabazë dhe se po bëhet manipulim me informacionet.
