Reagime për shfuqizimin e Balancuesit! Diaspora e ASh-së: Vendimin është jolegjitim, kërkojmë që të tërhiqet

TË FUNDIT

Nuk kanë të ndalur reagimet rreth paralajmërimeve të VMRO-DPMNE-së se do të shfuqizohet Balancuesi dhe i njëjti do të shndërrohet në Ligj për përfaqësim të barabartë. Nga degët e Aleancës për Shqiptarët në diasporë kërkojnë nga VLEN që të tërheq vendimin e tillë për shkak se në atë mënyrë, siç thonë, fshihet diaspora shqiptare.

Edhe kryetari i ASH-së, Zijadin Sela në Daily Click në TV21 tha se Balacuesi është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.

Edhe nga BDI shprehën shqetësim për shfuqizimin e balancuesit dhe theksuan se po bëhet sulm i drejtpërdrejtë i parimit të përfaqësimit të drejtë, që është një prej themeleve të Marrëveshjes së Ohrit.

Shfuqizim të balancuesit këto ditë paralajmëroi ministri i ri për transformim digjital, Stefan Andonovski, i cili tha se i gjithë procesi do të zhvillohet në faza, që do të thotë se së pari personat e regjistruar jashtë vendit nuk do të jenë pjesë e mjetit digjital për punësim në vend, ndërsa do të merren parasysh vetëm personat rezident. Më pas me ligjin dhe ndryshimin e metodologjisë do të vazhdohet drejt shfuqizimit të plotë, ku balancuesi do të zëvendësohet me ligj.