Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë në formë stuhie, me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshrit. Temperaturat do të ulen për disa gradë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor, e cila në disa vende herë pas here do të përforcohet. Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa vende herë pas here do të përforcohet. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 36 gradë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHMM), nesër në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshme, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë në formë stuhie, me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshrit. Temperaturat do të ulen për disa gradë. Gjatë ditëve të fundjavës moti do të jetë kryesisht stabil, ndërsa temperaturat e ditës do të shënojnë rritje.
