Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiç, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime lufte u shtrua në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua në burgun e Hagës në Holandë.
Darko Mlladiç deklaroi se gjendja e babait të tij Ratko Mlladiç, i njohur ndryshe si ‘Kasapi i Bosnjes’, është e rëndë, shkruan media serbe N1.
Ratko Mlladiç është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata ndërkombëtare për genocid të kryer në Srebrenicë në vitin 1995, kur rreth 8,000 boshnjakë, kryesisht myslimanë, u vranë nga trupat e tij.
Koalicioni qeverisës në Serbi, i udhëhequr nga Partia Progresive e Presidentit Vuçiç, mohojnë kryerjen e genocidit në Srebrenicë.
Më 7 korrik, Kuvendi i Shqipërisë votoi rezolutën për dënimin e masakrës së Srebrenicës me 113 vota pro dhe asnjë kundër.
