Rusia sot kumtoi se e ka zbuluar rastin e parë të lijës së majmunëve në vend tek një burrë, i cili është kthyer nga udhëtimi në disa vende evropiane.
“Infektimi u zbulua tek një person i ri, i cili është kthyer nga udhëtimi në vendet evropiane dhe ka shkuar në një institucion mjekësor me skuqje karakteristike”, thuhet në kumtesën e autoriteteve shëndetësore.
“Burri është hospitalizuar dhe ka formë “të butë” të sëmundjes. Personat me të cilët ka qenë në kontakt në Rusi janë nën mbikëqyrje të mjekëve”, thuhet në kumtesë.
