Për veprimet e tija, në vitin 2019 kërkoi falje.
“Domethënë edhe një herë kërkoj falje deri në qiell”, u shpreh Dragi Rashkovski ( 03.07.2019).
Sot pa kërkuar falje, por me dorëheqje pas udhëtimit në Meksikë, furnizimit të i softuerit dhe jeep-it luksoz, patentë dhe çiflig prej 800 metrave katrorë.
“Kur politika bëhet më e zëshme se shkencat natyrore, atëherë atmosfera e punës bëhet e papërshtatshme për dikë që është mësuar të kërkojë logjikë”, potencoi Dragi Rashkovski.
Para dy viteve, kryeministri nuk kërkoi dorëheqje nga ai.
“Nuk mundeni dikë ta bëni “sallatë” kur doni dhe si doni si person fizik”, u shpreh Zoran Zaev (03.07.2019).
Por sot e pranoi.
“Ju njoftoj se kryeministri Zoran Zaev e pranoi dorëheqjen e Rashkovskit2, potencoi Dushko Arsovski – zëdhënës i Qeverisë.
Rashkovski është ish sekretar i përgjithshëm, ndërsa tani edhe ish sekretar për monitoring dhe mbështetje. Disa herë në mandatin e tij akuzoi opozitën.
“Dikush postin Sekretari i përgjithshëm për ndonjë lloj tjetër të dokumenteve, e jo për përfundime të Qeverisë dhe aktivitete të cilat janë në suaza të kompetencave të tija të cilat i takojnë me ligj”, tha Dragi Rashkovski (02.07.2019).
“Kjo nuk do të thotë se dikush mund të jetë “thes boksi” kur këtë e meriton ose jo”, u shpreh kryeministri Zaev (03.07.2019).
Ndërsa, nëse e ka merituar ose jo do të tregojë Prokuroria dhe Antikorrupsioni të cilët kanë hapur lëndë.
