Raportohet për të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Gjermani

TË FUNDIT

Dy persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në parkingun e cirkut FlicFlac në Duisburg të Gjermanisë.

Në deklaratën e shërbimit zjarrfikës thuhet se në incidentin e ndodhur në orët e pasdites se djeshme janë djegur tetë automjete, ndërsa procesi i fikjes së zjarrit ka vazhduar për disa orë.

Sipas informacioneve të para, në aksident kanë humbur jetën dy personat që ndodheshin në avion, ndërsa hetimet për aksidentin vijojnë.