Edhe pse kërkesa për udhëtime në Europë pritet të rikuperohet si pasojë e kuotave të larta të vaksinimit, volumi i udhëtarëve është ende shumë larg nga ditët e para pandemisë.
Ky volum udhëtimesh nuk pritet të arrihet deri në vitin 2024.
Kështu thotë raporti më i fundit mbi tendencën dhe perspektivën e turizmit europian, i hartuar nga Komisioni Europian për Udhëtimet.
Pavarësisht rikthimit të lëvizjeve në sezonin veror, mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë në Europë rezultojnë 60% më pak se në vitin 2019.
Gjithashtu, rikthimi i udhëtimeve ka qenë i ndryshëm në destinacione të ndryshme, me ata që rihapën të parët kufijtë që kanë qenë më të favorizuarit.
Si vendi i parë që u hapi dyert turistëve, Greqia ka regjistruar rikuperimin më të fortë, edhe pse me 19% më pak krahasuar me 2019-n.
