Rang lista e klubeve në LK dhe LE: Shkëndia para Bazelit, Mariborit dhe Atalantas, në listë edhe Vardari, Shkupi dhe Rabotniçki

TË FUNDIT

Nga gjithsej 239 klube që sezonin e kaluar kanë marrë pjesë në Evropë, duke përfshirë kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Liga Evropë, ekipi më i mirë i Maqedonisë sipas rang listës më të re e cila është publikuar para 5-6  ditëve është Shkëndija. Kampioni aktual zë vendin e 80-të. Interesant është fakti që pas sajë  në listë janë renditur klube të njohura si  Sherif, Partizani, Apoel, Gent, Atalanta, Makabi Te-Aviv, Bazeli, Olimpia, Maribori, Fejnordi, Braga, Rijeka, Legia Varshava, CSKA Sofia, Bashakshehir, Saraeva, dhe Zhelezniçari.

Klubi i dytë më i mirë është Vardari i cili renditet në vendin e 187 me 1.000 pikë, pas tij pasojnë Shkupi në vendin e 208 dhe Rabotniçki në 2014 të cilat kanë pikë të njëjta sikurse Vardari.

Në kreun e listës janë Barcelona me 28.000 pikë, para Ajaksit i cili ka 25.000 pikë.

RANG LISTA:

1.Barcelona 28.000  pikë

2.Ajaks 25.000

3.Çelzi 25.000

4.Mançester City 25.000

5.Liverpool 24.000

80.Shkëndija 2.500

  1. Vardar 1.000

208.Shkupi 1.000

214.Rabotniçki 1.000