Ramkovska: Kërkojmë rigjykim, nuk presim brenda natës të dalim të pafajshëm, por atë e dimë!

TË FUNDIT

Emell Ramkovska vajza e pronarit të A1 TV, sonte në emisionin Click Plus, tha se në fund të janarit kanë paraqitur kërkesë për rigjykim.

“Në fund të janarit, ne kemi paraqitur një kërkesë për rigjykim, ne nuk presim që ata menjëherë të thonë se ne jemi të pafajshëm, sepse ne e dimë që jemi të pafajshëm, ne e dimë se çfarë ka ndodhur në sallën e gjyqit, ato seanca, ne kemi parë se çfarë ka ndodhur. Ne besojmë se kemi të drejtën për një rigjykim,” tha Emel Ramkovska në “Click Plus” në TV21.