Ramiz Merko pozitiv me Covid-19

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ka rezultuar pozitiv me virusin korona.

Nga Komuna e Strugës, informojnë se kryetari Merko gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkuar në Shkup dhe pas kontrollit është pranuar në Klinikën Infektive.

Dje, dy të infektuar të rinj me koronavirus janë regjistruar në Strugë, ndërsa raste aktive në këtë komunë janë 142. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Strugë që nga fillimi i pandemisë është 547.