Kryetar i Këshillit Euro-Atlantik në Maqedoninë e Veriut, Ismet Ramadani në TV21 në ClickPlus tha se presidenti rus, Vladimir Putin ka menduar se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i bashkuar në mbrojtje të Ukrainës. Ramadani theksoi se me përgjigje të këtilla, Perëndimi “do t’i jep një grusht të fortë Putinit”
“Ai ka llogaritur në këtë agresion ndaj Ukrainës në mos-unitetin e Bashkimit Evropian, ai mendoi se BE është gati për t’u përçarë sikur edhe këtu që dëgjojmë zëra…po prishte, nuk do të ekzistojë. BE në këtë rast tregoi unitet të jashtëzakonshëm. Mendoj se do të merr një grusht të fortë, fatmirësisht, edhe pse ditën e parë të sulmit të gjithë menduam a do të bëj apo jo rezistencë Ukraina”, tha mes tjerash Ramadani.
