Ramadani: Perëndimi do t’i japë një grusht të fortë Putinit! Thaçi: Putin nuk ndalet deri sa Perëndimi të ndërmerr reagime ushtarake

TË FUNDIT

E mbrëmë në ClickPlus, kryetar i Këshillit Euro-Atlantik në Maqedoninë e Veriut, Ismet Ramadani, tha se presidenti rus, Vladimir Putin ka menduar se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i bashkuar në mbrojtje të Ukrainës, gjë që nuk po rezulton kështu. Ai theksoi se me përgjigje të këtilla, Perëndimi “do t’i jep një grusht të fortë Putinit”. Nga ana tjetër, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, u shpreh se Perëndimi po reagon më ashpër se në 2014 ndaj Moskës, por që sipas tij presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet deri sa Perëndimi nuk ndërmerr hapa më të ashpra ndaj Moskës.

“Mendoj se perëndimorët do të mundohen që konflikti të ngel në Ukrainë, për shkak se edhe argumentet janë shumë të mëdha në këtë anë, nuk ka argument Putini se ma bën NATO-ja, vjen në kufi NATO-ja, ka kërcënim dhe përfundimisht po e them edhe këtë që e tha gjenerali se kurrë doktrina ushtarake ruse, nuk është ballafaquar me sulm, ka qenë një ushtri e suksesshme në mbrojtje”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

 “Ai mendoi se BE është gati për tu përça, sikurse dëgjojmë zëra edhe këtu, po prishet, nuk ka me ekzistu e kështu me radhë e kështu me radhë ndërsa BE, tani në këtë rast tregoi një unitet të jashtëzakonshëm”, pohoi Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-Atlantik.