Ramadani paralajmëron rikthimin e kuqezinjve: Shkëndija synon edhe Kampionatin edhe Kupën

TË FUNDIT

Mesfushori 19-vjeçarë i Shkëndijës, Reshat Ramadani beson se ekipi do të kthehet në nivelin e viteve më parë kur kuqezinjtë dominonin skenën vendore, derisa paraqiteshin me sukses edhe në Kupat e Evropës. Në një intervistë për web faqen zyrtare të klubit, Reshat Ramadani edhe për pritjet e tij në pranverë, ku tha se ekipi ti tij synon Kampionatin edhe Kupën.

“Titulli kampion sigurisht! T’i marrim gjërat me rradhë, të përgatitemi mirë fillimisht, më pas të eliminojmë negativën me kreun dhe sigurisht duke kapur vendin e parë të menaxhojmë mirë edhe gjysmëfinalen e Kupës. Me dy trofe do të ishte fund ideal i sezonit. Natyrisht uroj edhe unë të kontribuoj me paraqitje të mira dhe në verë pse jo edhe një transferim për mua jashtë vendit”, tha mes tjerash në intervistë Ramadani.