Rama takon Rutten: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në “Porto Romano”

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe aleancës transatlantike, përcjell TV21. Fokusi i diskutimeve u vu dhe tek roli i Shqipërisë në misionet e NATO-s. Të dy liderët theksuan angazhimin e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe NATO-s.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama u shpreh se takimi me Rutte është gjithmonë kënaqësi jo vetëm falë miqësisë së gjatë, por edhe për shkak të një fakti të thjesht, që ka gjithmonë diçka për të mësuar prej tij. Ndërkohë që sekretari Rutte vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Aleancë, Rama theksoi se “jemi këtu për të rikonfirmuar gjithçka që ju thatë, por dhe më shumë duam të bëjmë”.