Rama sërish kritika për Brukselin: “Nuk kërkojmë të bëhemi anëtarë që nesër, thjesht t’i nisim bisedimet”

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ftuar në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “d Balie” në Amsterdam me gazetarin dhe drejtorin e qendrës Yoeri Albrecht foli dhe për ngërçin që i është krijuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ndër vite sa i përket hapjes së negociatave. I pyetur për atë se çfarë po ndodh me BE-në, Rama nuk ka kursyer batutat ndërsa ka theksuar se shqiptarët me vite prisnin të vinte nusja nga Brukseli, por asnjëherë nuk erdhi.

“Gjëja me e pa kuptueshme është përtej kësaj është që as ne e as RMV nuk po trokasim në derën e BE-së për tu bërë anëtarë që sot, por të qe se po bëhemi anëtarë që sot do kuptoja shqetësimin. Jo thjesht po kërkojmë të nisim bisedimet për anëtarësim sepse është e çuditshme por kur do të bëhesh anëtarë i BE-së, duhet të jesh kandidatë, por i vetmi lloj kandidatë që nuk i lejohet të flasë. Pra je kandidatë për tu martuar por pala tjetër thotë një ditë do të martohesh me mua por nuk dua të të flasë, por si mund të martohesh me dikë që nuk do të të flas”, tha Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë