Rama: Po bëhet realitet ëndrra 100-vjeçare për autostradën Rruga e Arbrit

TË FUNDIT

Autostrada Rruga e Arbrit, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore dhe punë e ndërlikuar inxhinierike, po e merr formën e dëshiruar. Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare po bëhet realitet, shkroi në Fejsbuk kryeministri shqiptar Edi Rama duke kaluar nëpër atë drejtim rrugor për të arritur në Peshkopi.

Ndau edhe fotografi nga udhëtimi nëpër një nga shumë tunelet që janë ndërtuar.

“Për në Peshkopi përmes Rrugës së Arbrit. Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare do të bëhet realitet”, shkroi Rama.

Autostrada ka 7 tunele me gjatësi të përgjithshme prej 8,5 kilometrave. Ajo është në gjatësi prej rreth 74 kilometrave dhe do të bëhet korridor I rëndësishëm për ndërlidhjen lindje-perëndim, përmes vendkalimit “Bllatë” në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë afër Dibrës. Largësia e deritanishme nga Tirana deri në Bllatë pakësohet për mbi 100 kilometra.

Kjo jo vetëm që do t’u sigurojë destinacion më të shkurtë qytetarëve të Tiranës dhe tërë Shqipërisë deri në Dibër dhe Maqedoni të Veriut, por do të jetë arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit. Do të thotë se shumë më[ afër do të jetë bregdeti shqiptar për qytetarët e Maqedonisë të cilët mesatarisht çdo verë pushimin e kalojnë 300 deri 400 mijë.

Autostrada I lihë rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, përmes përmirësimit të transportit të banorëve që jetojnë në rajonet nëpër të cilat kalon rruga, si dhe sigurimit të transportit të resurseve nëntokësore natyrore, siç është xehja e kromit, nga Bulqiza deri në portin e Durrësit.

Paraprakisht Shqipëria e ndërroi autostradë Tiranë – vendkalimi kufitar Morinë në kufirin shqiptaro-kosovar afër Kukësit, të cilin e quajnë rruga e kombit.

Nga ana e Kosovës vazhdoi autostrada deri në Prishtinë, që e mori emrin e presidentit të parë kosovar, Ibrahim Rugovës ndërsa nga atje deri te vendkalimi Bllacë në kufi me Maqedoninë e Veriut, që e mban emrin e Arbër Xhaferit.